Rep-artisti Mozzik ka paralajmëruar fansat për projektin e radhës nga albumi i ri “Lamboziki”.
Ai ka treguar se kënga e tij e radhë që do të publikohet është bashkëpunim, mirëpo nuk ka zbuluar se me kë, teksa ka kërkuar nga fansat që ta gjejnë se për kë bëhet fjalë.
Kënga do të publikohet në janar.
“Kënga e radhës e albumit është ft . ?Gjejeni #LamboZiki #Janar”, ka shkruar reperi në Instagram, teksa ka ndarë me ndjekësit një pjesë të shkurtër të këngës.
Kujtojmë se, më 25 nëntor Mozzik ka sjellë këngën “Shko” që deri tani ka arritur mbi një milion klikime në Youtube.