Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu-Tuna, këtë vit ka qenë më pasive në skenë e po ashtu edhe me projekte muzikore.
Artistja nga Shkupi sivjet iu përkushtua në maksimum fëmijëve të saj, duke qenë se u bë nënë e një djali tjetër.
Megjithëse po vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjete sociale, ajo ka publikuar një imazh të para tri viteve, siç theksoi kur nuk ekzistonte fjala COVID.
“Tri vite më parë, kur fjala COVID nuk ekzistonte. Ju thash”, ka thënë biondja.
Ajo u bë nënë për herë të dytë në fillim të muajit maj, të një djali që e ka pagëzuar me emrin, Zen.
Bukuroshja ndan djemtë me ish-partnerin e saj, muzikantin Patris Berisha.
Me këtë të fundit ka përmbyllur romancën po këtë vit dhe momentalisht është duke jetuar në një apartament me fëmijët në Maqedoni.