Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen 34 pacientë nga COVID-19, prej tyre 6 të konfirmuar me Covid-19 dhe 28 të tjerë post-Covid-19.
ShSKUK njofton se 7 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është duke u trajtuar 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë,
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-COVID,
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë,
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë,
Spitali i Pejës, 1 pacient.