Kosova shpall emergjencën/ Kurti falenderon Ramën për ndihmën në furnizimin me energji

Kosova ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për krizën energjetike.

Vendimi është miratuar në Kuvend me 57 vota pro, 17 abstenime dhe asnjë kundër. Në këtë mënyrë, deputetët kanë mbështetur masat e qeverisë për kufizimin e furnizimit për qytetarët dhe vendosjen e detyrimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Masat do të jenë në fuqi për të paktën 60 ditë.

Në krizën energjetike që po përjeton Kosova, Shqipëria u angazhua të japë ndihmën e saj për dy ditët e ndërrimit të viteve. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Albin Kurti falenderoi homologun e tij, Edi Rama.Kurti foli edhe per arritjet gjatë qeverisjes së tij. Duke u ndalur te dialogu Prishtinë-Beograd, kryeministri tha se mbetet i angazhuar për të vijuar bisedimet, ndërsa kërkon nga Serbia të ndryshojë qendrim.

Kreu i qeverisë e konsideroi zhvillim pozitiv marrëveshjen e përkohshme lidhur me targat e automjeteve.