Latifi do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë “online” nga Nju Jorku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën ka konfirmuar se ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ndodhet në SHBA për festat e fundvitit.

Ky i fundit, do t’i kryejë punët në ministri “online” nga Nju Jorku.

“Nuk ka person që nuk është online dhe i koordinon punët. Pas një karriere në SHBA, një çik si shpejt është dashur të përgatitet të vijë në Kosovë dhe direkt në pandemi. Nuk mund të them se është për qëllime personale sa për institucionin që ka punuar atje. Ka numër të pafundmë të studentëve që kanë doktoruar e magjistruar te ai. Ai mua më ka siguruar që duke i ndarë punët dhe duke qenë ‘online’ nuk do ta cenojë bashkërendimin në MSH”, ka thënë Kurti.