Kuvendi dështon sërish të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare. Në seancën e sotme, dështoi të ratifikohet Memorandumi i mirëkuptimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për programin e shkëmbimit akademik Fulbright.

Për të njëjtën u përmbajtën nga votimi PDK-ja, LDK-ja dhe Lista Serbe, ndërsa pro votoi LVV-ja dhe AAK-ja.

Pasi dështoi marrëveshja e parë ndërkombëtare, kryetari i Kuvendit vendosi të mos i hedh në votim fare edhe katër marrëveshjet e tjera ndërkombëtare.

Kuvendi po vazhdon punimet, ku po mbahet procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.