I kërkoi ta kthejë diplomën në fakultet, kështu i përgjigjet Kurti-Abdixhikut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili i bëri thirrje që “ta kthejë” diplomën pasi që si inxhinier nuk e di se çmimi i rrymës kontraktohet.

Kurti iu përgjigj Abdixhikut duke i thënë se ai e ka diplomën në telekomunikacion dhe kompjuterikë dhe jo në blerje në bursë.

“Mos e kanë pasur fjalën për 1 prillin? Unë ua uroj vitin e ri zotit Abdixhiku dhe opozitës në përgjithësi. Ju dëshiroj të gjitha të mira në vitin 2022. Unë jam i zënë edhe me punët e subjektit tim politik, por duket që zoti Abdixhiku është shumë më i zënë se unë”, tha Kurti duke iu referuar fillimisht paralajmërimeve të opozitës për zgjedhje në prill.

“Unë diplomën e kam në telekomunikacion dhe kompjuterikë, nuk e kam për blerje në bursë. Ndodhemi në akuza dhe sulme të opozitës, por duhet të kuptoni që unë kam ardhur në një qeverisje me fitore prej 50.28”, tha ai.