Ia mallkon fëmijët, Arbana Osmani i reagon ndjekëses

Moderatorja shqiptare sot qenka zgjuar e shqetësuar.

Kjo për faktin se ka marrë një mesazh jo edhe të mirë nga një ndjekëse në rrjete sociale.

Arbana Osmani, publikoi në storien e saj në Instagram një imazh teksa zbuloi edhe profilin e personit e cila i ka shkruar një mesazh që moderatores nuk i ka pëlyqer dhe ka reaguar.

Arbana Osmani e përcjell edhe me një mesazh e cila ka shkruar se urretja në rrjete sociale nuk duhet të normalizohet.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mijë dhe ironia është se në foton e profilit janë dy fëmijë. Do doja t’i thoja kësaj zonjë që urrejtja në përgjithësi, dhe ajo në rrjet thjesht do ta demantojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj. Dhe, uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla. Urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet”, shkroi Arbana.

Ndryshe, Arbana Osmani është njëra nga moderatoret e njohura shqiptare e cila së fundmi po prezanton spektaklin e madh, “Big Brother VIP Albania”.