Ambasadori amerikan në Serbi: I bëjmë thirrje Kurtit që t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit, duke vënë theksin në zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Godfrey, në një intervistë për mediumin serb ‘B92’, ka thënë se SHBA pret nga Kurti që t’i përmbahet kësaj marrëveshjeje, duke e paraparë si “pengesën më të madhe” për stabilitetin e rajonit.

“Ne e ftojmë Kurtin që t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit. Përfaqësuesi special Miroslav Lajçak ka bërë presion për përfshirjen e çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe pres që një gjë e tillë të diskutohet. E kuptoj pakënaqësinë tuaj”, është deklaruar ai

“Kjo [Asociacioni] është pengesa më e madhe për krijimin e një stabiliteti më të madh në rajon. Pres që Serbia dhe Kosova të bëjnë përparim, sepse duhet që të ndodh. Nëse duan t’iu ofrojnë qytetarëve të tyre jetë më të mirë, e gjithë kjo duhet bërë. Beogradi dhe Prishtina duhet të krijojnë vetë një zgjidhje, ajo nuk mund të vijë nga Rusia, SHBA apo BE”, ka potencuar më tej Godfrey.

Ai si formë përmirësimi për ndërmjetësimin mes dy vendeve e ka pare marrëveshjen për target, të arritur nga Brukseli gjatë këtij viti.