Ministria e Shëndetësisë, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka treguar se si duhet të mbrohen qytetarët nga COVID-19 gjatë festave.
Nga kjo ministri kanë kërkuar nga qytetarët që të festojnë sigurt, të mbajnë distancën, të vendosin maskën, të shmangin ambientet e mbyllura të mbushura me njerëz e të ajrosin ambientet duke i hapur dritaret.
Po ashtu, nga kjo ministri u kanë kërkuar qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.
Masat për të mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj nga COVID-19 dhe variantet e tij gjatë sezonit të festave!