Qeveria e Kosovës pritet të shkarkojë sot Fidaim Sahitin, drejtorin e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, të emëruar në këtë detyrë më 22 janar, 2020.
Sahiti ishte emëruar shef i ShGjK-së me vendim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Mandati i Sahitit, shkarkimi i të cilit do të shqyrtohet në mbledhjen e 52-të të Qeverisë Kurti, është tri vjet i gjatë.
Megjithatë, shfuqzimi i vendimit të ish-kryeministrit Haradinaj, do ta hiqte Fidaim Sahitin nga pozita e drejtorit të ShGjK-së rreth dy vjet para skadimit të mandatit të tij.
Propozimi për shkarkimin e Fidaim Sahitit, ndodhet i 13-ti nga 22 pikat e rendit të ditës së Qeverisë së Kosovës, në mbledhjen që mbahet sot me fillim nga ora 10:00.