Ministri turk flet për ‘gylenistët’ para Mehajt, thotë se nga ta rrezikohet edhe Kosova

Me ceremoni ushtarake në ministrinë e Mbrojtjes, ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulus Akar dhe delegacionin e tij.

Në takimin e përbashkët u vlerësuan të shkëlqyera marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë në nivelin ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulus Akar në konferencën për medie tha se paqja, sovraniteti e integriteti i Kosovës është i rëndësishëm për Turqinë, madje ai ka theksuar se ishte shqetësuese situata që ndodhi muaj më parë në veri të vendit. Ministri turk foli edhe sa i përket çështjes së FETO-së për çka thotë është kërcënuese edhe për Kosovën.

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka kërkuar nga homologu i tij turk që ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në NATO.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë shumë të mëdha jo vetëm sa i përket çështjes diplomatike por në nivel ushtarak janë në nivel të shkëlqyer. Lidhja e miqësisë ndërmjet popujve tanë ka treguar se jo vetëm historia por edhe e tashmja dhe e ardhmja është e ndërlidhet, aspirimi dhe bashkëpunimi është për një paqe një rajon në mbarë botën por edhe aspirimi i Kosovës është i përcjellë rrugëtimin drejt vizionit të partneritetit për paqe dhe të jetë partneritet i NATO-s[…]4’54 Ministrit Akara i kam kërkuar mbështetje për Kosovën në aspiratën drejt anëtarësimit në NATO por t’i kalojmë fazat siç duhet t’i kalojë një shtet siç është Kosova, partneritetin për paqe e këtu më ka premtuar ministri që do të na mbështes. Kemi diskutuar edhe për trajnime më të ndërsjellta dhe më të mëdha të përbashkëta në vitin që vjen. Kosova do të marrë pjesë në ‘Defender 23’ e ne vitin që vjen do të kemi nevojë për partnerët tanë shtete të NATO-së”, tha Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulus Akar në konferencën e përbashkët me Mehajn tha se paqja, integriteti dhe sovraniteti i Kosovës janë të rëndësishme për Turqinë.

“Natyrisht që çështja e paqes në Kosovë, çështja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës në mënyrë që të keni ju një jetë më të mirë është e rëndësishme edhe për ne. Shpallja e pavarësisë së Kosovës menjëherë pastaj njohja e shpalljes së Kosovës nga ana e Turqisë është mjaft e rëndësishme. Në një anë zhvillimi ekonomik i Kosovës, bashkëpunimi ynë në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe në anën tjetër bashkëpunimi ynë në kuadër të marrëdhënieve ushtarake, mbrojtja dhe industria e mbrojtës në kohët e fundit po zhvillohet në mënyrë pozitive. Përderisa marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë po thellohen, në anën tjetër po kryhen përpjekjeje të mëdha edhe në involvimin e Kosovë në institucione të tjera euroatlantike. Sepse e dimë që janë shumë të rëndësishme hapat e ndërmarrë nga Kosova sidomos pas shpalljes së pavarësisë në mënyrë që Kosova të anëtarësohet plotësisht në institucionet euroatlantike. Po ashtu edhe marrëdhëniet tona ushtarake po zhvillohen në kuadër të stërvitjeve ushtarake në mënyrë që t’i shkëmbejmë sa më mirë përvojat tona në fushën e ushtrisë”, tha ministri turk.

Akara tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm dhe se në kuadër të këtij dialogu përkrahim zhvillimet që ndodhin në rajon. Me këtë rast ai tha se pret nga institucionet kosovare që të marrin hapa konkret sa i përket çështjes së FETO-s

“Siç e dimë kohën që lamë pas ishte një situatë e tensionuar edhe në veri të Kosovës këtë situatë e përcjella me shqetësim të madh, por në anën tjetër sot këtu ku jemi të lumtur që kjo situatë shqetësuese është zgjidhur. E dimë që edhe dialogu mes Beogradit e Prishtinës është shumë i rëndësishme, për këtë arsye në kuadër të këtij dialogu po i përkrahim dhe përkrahim zhvillimet që po ndodhin në rajon në mënyrë që të krijohet një stabilitet dhe paqe. Po ashtu po kemi takime edhe në kuadër të çështjes së FETO-s në mënyrë që të ndërmerren hapa konkret në këtë aspekt. Kjo çështje nuk është kërcënuese vetëm për shtetin tonë por mund ë jetë kërcënuese edhe për shtetin e Kosovës, në këtë aspekt nga miqtë tanë kosovarë dhe institucionet kosovare po presim të merren hapa konkret”, theksoi ai në konferencën e përbashkët me Mehaj.