Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi, krahas angazhimeve muzikore është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.
Me mbi 100 mijë ndjekës vetëm në Instagram, Ana sjell vazhdimisht imazhe që arrijnë të rrëmbejnë vëmendjen dhe të komentohen.
E njohur për fizikun e formësuar për të cilin përkujdeset me ushtrime intensive në palestër, ajo edhe së fundmi u paraqit tejet joshëse.
Ana postoi disa fotografi ku shihet e veshur me shumë stil, bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë të kombinuar me pantallona të bardhë e zi dhe një xhaketë të kuqe, ajo dukje e mahnitshme.
Ndryshe, edhe ky vit ishte mjaft i suksesshëm për të, ajo mbetet angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore.
Ndërsa, projekti i saj i fundit mban titullin 11/11 që u publikua në nëntor dhe erdhi i shoqëruar edhe me videoklip.