Semi Jaupaj është banorja që qëndroi pothuajse 50 ditë në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ajo u përmend sa qëndroi brenda shtëpisë për raportin me Donaldin.
Semi konsiderohej si një mburojë për Donaldin dhe se ai nuk ishte edhe aq i lirë.
E pas daljes së saj ajo u komentua për shoqërinë me Borën e revoltën me Donaldin pasi ai kishte krijuar lidhje me Beatrixën.
Por së fundi ajo ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit, ku ka shkruar: Është ok të mos jesh mirë.
Këngëtarja nuk duket edhe aq në formë të mirë.
Nuk dihet se nga çfarë është sëmurë Semi, mbase ndonjë grip sezonal, por këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje.
Kujtojmë se këngëtarja gjatë kohës sa ishte në shtëpi ka treguar rreth betejës së saj me ankthin dhe shumë persona kanë aluduar se gjendja jo e mirë dhe mbishkrimi i fotos mund të lidhet me të.