Ish-deputeti emërohet nënkryetar i Ferizajt!

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi është emëruar nënkryetar i komunës së Ferizajt.

Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline, Ademi shihet bashkë me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu.

Kujtojmë se për disa mandate, Ademi ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.