Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se çdo qeveri në Evropë dhe Ballkan është marrë me urgjencë me energjinë elektrike në korrik të këtij viti.
Ai ka thënë se ato s’kanë hedhur faj dhe as nuk janë ankuar, por kanë vepruar shpejt dhe kanë bërë zgjidhje.
Ai ka thënë se Kosova nuk mund të jap furnizim bazik dhe bëhet lajm ndërkombëtar.
“Nuk bëhet lajm ndërkombëtar Shqipëria e Maqedonia e Veriut, por Kosova. Këto dy shtete fqinjë ishin marrë me krizën. Ne sot jemi në dhjetor, katër ditë para fundit të vitit, tek sot ne kemi nisur masat e qeverisë. Më gjatë muaj vonesë. Kjo është menaxhim krize”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Më tutje, ai ka thënë se bizneset po e ndalin prodhimin, sepse s’kanë produktin bazik.
Kreu i LDK-së ka thënë se sikurse për çdo dështim tjetër të kryeministrit, fajtor janë krejt përveç tij.
Abdixhiku ka thënë për Kurtin se si një kryeministër me profesion inixhiner ka zgjedhur popullzimin si mjet.
Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës duhet ta kthej diplomën menjëherë në Universitet, sepse energjia mund të blihet e fiksohet paraprakisht.
“Të dashur qytetarë, mos prisni ndryshme të mëdha në energjetike nga dikush që refuzon çdo burim të energjisë. Deri në pranverë do të dëgjojmë përralla”, ka theksuar ndër të tjera Abdixhiku.