Ish-ushtari gjerman që ka shërbyer pas lufte në Kosovë dhuron donacion për zjarrëfikësit kosovar

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar për donacionin e radhës në komunën e tij.

Një nga donatorët është edhe ish-ushtari gjerman që ka shërbyer në Kosovë, Uwe Raschel.

“Sefer Kadriaj nga Krushica e Epërme që punon dhe jeton në Gjermani dhe Uëe Raschel ish-ushtar gjerman i cili ka shërbyer pas luftës në Kosovë, kanë dhuruar donacion në vlerë 15 mijë euro, paisje për zjarrëfikësit.
Ky vullnet i mirë për humanizëm na nderon të gjithëve në Komunën e Suharekës” shkruan Muharremaj në njoftim