Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në këto ditë të ardhjes së mërgimtarëve për pushime, të gjithëve pa dallim, ju dëshiron pushime të këndshme në famjet e tyre, si dhe i uron për festat e fundvitit.
“Ne e dimë se qendrimi i juaj larg atdheut është sakrificë e jashtëzakonshme. Në e dimë që keni dhënë kontribut të madh për Komunën tonë, në kohëra dhe rrethanë nga më të vështirat. Për këtë ju jemi mirënjohes dhe falenderues. Sa herë që ju vini këtu, qyteti ynë bëhet me i gjallë dhe në familjet tona ka gëzim, shpresë e besim. Si kryetar i Komunës së Malishevës, nga zemra ju dëshiroj mirëseardhje dhe ju dëshiroj pushime të mbara pranë më të dashurve tuaj. GËZUAR festat e fundvitit!
“ Kështu thuhet në video mesazhin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtuar mërgimtarëve të cilët janë kthyer për pushime në vendlindje.