Shantazhi i zv/komandantit të Kaçanikut ndaj gazetarit Muhaxheri: Hiqe shkrimin, ose 48 orë në mbajtje!

Një rast i çuditshëm ka ndodhur mbrëmë në Stacionin e Policisë në Kaçanik.

Gazetari dhe redaktori i “Indeksonline”, Alban Muhaxheri është ftuar në Stacionin e Policisë pas një ankese nga polici, Vullnet Brati, pasi këtij të fundit i është publikuar një lajm në një portal lokal për dyshimin rreth menagjimit të një biznesi.

 

Zv/komandanti, Jaser Jaha, i cili ishte përgjegjës i ndërrimit, i bëri shantazh gazetarit, Alban Muhaxheri, rreth publikimit të këtij shkrimi (në faqe lokale).

“Alban, i ke dy mundësi, ose hiqe shkrimin ose 48 orë shkon në mbajtje”, ishin fjalët e Jahës.

Ndërsa, Muhaxheri ia ktheu duke i thënë se nga kush bazoheni për të shkuar në paraburgim.

“Prokurorja valla qeshtu na tha…”, ishin fjalët e zv/komandantit, Jaha.

Gazetari Muhaxheri menjëherë u raportoi organet të larta të shtetit lidhur me këtë rast.

Pas pak, Jaha i kumtoi gazetarit që do të merret në pyetje nga një hetues.

Bëhet fjalë për Bahri Krivanjevën, shok i policit, Vullnet Brati.

Ky, rreth 1 ore, i bëri tortur psikologjike gazetarit, Muhaxheri.

Pas intervistimit, Jaha dhe Krivanjeva e lutën gazetarin që “ta heshtë këtë punë”.

Kujtojmë, se lidhur me rastin janë informuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Drejtori i Inspektoratit Policor.