Kapen autopjesë në vlerë mbi 10 mijë euro

Oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Jarinjes.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolleve të ushtruara oficeret doganor në pikë kalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë, kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura.

“Vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është inicuar procedura kundervajtëse. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e menqura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurtë dhe gjithashtu ofron mundësi për verifikim të kilometrave të automjeteve të importuara nga muaji shtator”, thuhet në njoftim.