Kazino të reja në kufirin Kosovë-Serbi

Javë më par shteti mbylli dhe demoloi kazinotë ilegale në fshatin Karaçevë të Kamenicës, të tjera kazino janë hapur fortë afër tyre.  Sjell pamje nga kazinotë e reja luksoze në kufrin Kosovë-Serbi.

Në nëntor të këtij viti një projekt infrastrukturor ishte realizuar për të lidhur Karaçevën e Breznicën. Një urë. E promovoi ish-Kryearti i Kamenicës, Qendron Kastrati e ai i Bujanocit, Nagip Arifi.

Por, kjo urë nuk është e vetmja gjë e përbashkët mes këtyre dy fshatrave shqiptare në kufrin Kosovë –Serbi.

ka zbuluar se tashmë në zonën kadastrale që bie në fshatin Breznicë janë hapur kazino të reja. Njëra prej tyre luksoze.

Videot që janë siguruar nga burime të Insajderit e tregojnë që ato tashmë janë aktive dhe kosovarët, por edhe të tjerë i janë kthyer bixhozit, pak ditë pasi që një operacion policor i palës kosovare mbylli kazinotë ilegale në Karaçevë të Kamenicës.

InDoks kishte transmetuar dokumentarin “Dosja Karaçeva”. Pos operacionit të madh të viti të kaluar për ti mbyllur një seri kazinosh ilegale, një operacion i kryer e udhëhequr nga Inspektorati Policor i Kosovës pasi që nisi si hetim kundër oficerëve policor kosovarë të përfshirë në këtë biznes në vitin 2019, ai u mbështet edhe na Policia e Kosovës. 73 persona tashmë janë akuzuar për atë krim, dhe gjykimi i tyre pritet të filloi në vitin 2022.

Tri ditë pas transmetimit të dokumentarit të InDoks, “Dosja Karaçeva”, ku ishin transmetuar pamje ekskluzive që janë hapur edhe një herë kazino të reja ilegale në po atë fshat, Policia e Kosovës mori një aksion tjetër dhë i mbylli, si dhe u rrënuan kazinotë e reja ilegale.

Pa kaluar mirë një muaj vetëm disa qindra metra larg atyre kazinove të rrënuara, të tjera objekte bixhozi janë hapur. Vetëm se kësaj here në zonën e fshatit Breznicë.

Insajderi ka pyetur Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje nëse të njëjtat prekin në territorin kosovar.

Insajderi sjell videon ekskluzive të kazinove në Breznicë, në kufirin Kosovë-Serbi.

Shiko dokumentarin “Dosja Karaçeva”: