Hulusi Akar, ministerë i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë do të realizojë vizitë zyrtare nesër në Kosovë,
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.
Akar do të pritet nga ministri i Mbrojtjës i Kosovës, Armend Mehaj, në ora 13:30.
Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.
Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e Ministrit Mehaj dhe Ministrit Akar.
Gjithashtu, më pas, Ministri Akar do të takohet edhe me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti.
Kjo vizitë do të realizohet në kuadër të turit ballkanik.
Momentalisht, minsitri turk është duke qëndruar për vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë.