Tottenham është duke u përgatitur që të përforcojë skuadrën në afatin dimëror.
Drejtori sportiv Fabio Paratici është në bisedime me trajnerin Antonio Conte, për të parë përforcimet e radhës, derisa dy yjet e Juventusit janë shënjestra kryesore, transmeton lajmi.net.
Calciomercato raporton se Tottenham është gati të paguajë plotë 70 milionë euro për dyshen e “Zonjës së Vjetër”, Dejan Kulusevski dhe Weston McKennie.
McKennie është futbollisti të cilin Paratici e dërgoi te Juve nga Schalke 04, derisa do provojë ta bind për kalimin te Spurs.
Amerikani nuk është i kënaqur me mintuazhën te klubi italian dhe është i hapur për largimin, mirëpo Juventus nuk e shet nën vlerën e 35 milionë eurove.
Në të njëjtin çmim, Juventus e vlerëson edhe sulmuesin Dejan Kulusevski. Ideja e Tottenham është ta huazojnë për gjashtë muaj, pastaj nëse bind me paraqitjet do e aktivizojnë opsionin e blerjes.
Ndërkohë, në garë për Paraticin, interesim ka shprehur edhe rivali lokal, Arsenal.