Numri i bizneseve të cilat po vendosin të bashkëpunojnë me Federatën e Futbollit të Kosovës po rritet gjithnjë e më shumë. Sot, presidenti Agim Ademi ka arritur marrëveshje me sponsorin e ri, kompaninë Al Trade Center. Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti Ademi dhe drejtori i marketingut dhe burimeve njerëzore në Al Trade Center, Artan Ramaj. Kësisoj me rradhë të gjitha kompanitë e mëdha kosovare dhe ato që operojnë në vendin tonë po bëhen partnere të FFK-së. Ato po e vlerësojnë punën e drejtë dhe të pastër të udhëheqjes së FFK-së, duke e pasur besimin e plotë që sponsorizimi i tyre po ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit në vendin tonë. FFK falënderon të gjithë sponsorët dhe njëherësh i është mirënjohëse institucioneve tona, parasegjithash MKRS-së, që po e realizojnë në mënyrë të shpejtë Ligjin mbi Sponsorizim. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes presidenti Ademi shprehu falënderimin e tij dhe të KE të FFK-së për kompaninë Al Trade Center që ka vendosur për ta mbështetur zhvillimin e futbollit. Në anën tjetër, edhe përfaqësuesi i kompanisë, Artan Ramaj u shpreh i lumtur për mundësinë e krijuar që të jenë partner të FFK-së dhe kësisoj të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve për të rinjtë që janë pjesë e futbollit.
Latest article
Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit
Ish kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini ka uruar Agim Ademin për rizgjedhjen si kryetar i FFK-së.Sejdini i uroi suksese Ademit,...
Luiz Ejlli pritet të rikthehet në Big Brother VIP Albania
Luiz Ejlli pritet të rikthehet shumë shpejt në Big Brother VIP Albania, por këtë herë jo si banor i rregullt.
Bëhet fjalë për një hyrje...
Kur mungesa e numrave shitet si ‘luftë për demokraci’ në futbollin e Kosovës
Shkruan: Fehmi Sejdijaj
Deklarimi i fundit i ish-sekretarit të Federata e Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, nuk është as i rastësishëm dhe as i sinqertë....












