Nuk janë të paktë fytyrat publike që këtë vit patën fat në dashuri.
Mes emrave të njohur për publikun që çuan lidhjen një hap përpara, duke i dhënë fund beqarisë është edhe futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës.
Flasim për djaloshin nga Deçani, Florent Hadërgjonaj i cili u fejua me Dorina Podrimja.
“Ajo tha Po”, shkroi futbollisti krahë imazhit teksa trgonte unazën në gishtin e të fejuarës së tij.
Kujtojmë se Florenti ishte i rezervuar goxha shumë në këtë aspekt, ndaj data e fejesës tregon hapin e madh në jetën private të futbollistit.
Ndryshe, Hadërgjonaj aktivizohet në superligën turke me skuadrën “Kasimpasa”.