Granit Cana ka javë që i është kthyer përditshmërisë.
Futbollisti Granit Cana ishte një nga banorët më të komentuar në Big Brother Vip.
Sidomos për shkak të raportit të tij me Fifin ai u bë ndër më të përmendurit në mediat rozë.
Mirëpo, pas eliminimit nga shtëpia e famshme e Big Brother Vip, Graniti i është kthyer përditshmërisë të cilën shpesh e tregon edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai ka postuar një storie në profilin e tij në instagram ku ka treguar se ka falë sot xhumanë.
Ndryshe, kujtojmë se Graniti e falte namazin edhe në shtëpinë e Big Brother bashkë me Sabianin e banorët tjerë.