Modelja e famshme argjentinase, njëherazi edhe e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka njoftuar që së shpejti do të fillojë transmetimi i serialit të saj në Netflix.
Seriali me gjashtë pjesë, i quajtur “Soy Georgina” do të transmetojë jetën e përditshme të modeles, biznesmenes dhe influenceres.
Georgina ka ndarë me fansat e saj në Instagram edhe një “trailer” të serialit, i cili pritet të transmetohet ekskluzivisht në Netflix më 27 janar të vitit të ardhshëm.
Ky lajm vjen nga Georgina disa ditë pasi njoftoi se po pret në jetë binjakët e parë me të dashurin Ronaldo.