Gigi Buffon beson se transferimi i Cristiano Ronaldo te Juventusi hapi plagë të rënda për skuadrën e tyre, sidomos në Champions League.
Ikona italiane e portës beson se skuadra humbi ADN e saj, dhe unitetin e grupit, pas ardhjes së portugezit.
“Kur u ktheva te Juve, punova për dy vite me CR7 dhe bëmë mirë së bashku, por mendoj se Juve humbi ADN e të qenit skuadër”, ka thënë Buffon, transmeton lajmi.net.
Ronaldo te Juventus arriti të thyente disa rekorde radhazi në Serie A, lidhur me numrin e golave.
Megjithatë, si skuadër, Juve pësoi rënie të madhe, të cilën e përcjell edhe sot nën urdhrat e Allegri.