ShSKUK: Në trajtim 29 pacientë me post-Covid-19

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen më shumë pacientë me post-Covid-19, se të konfirmuar me Covid-19. Kështu thuhet në raportin e ShSKUK-së.

Sipas raporteve zyrtare të datës 24 dhjetor 2021 nga institucionet e ShSKUK-së, në trajtim mjekësor janë 12 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 29 të tjerë post-Covid.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient

Spitali i Pejës,1 pacient.