Kurti: Mërgata janë bekim për vendin, por duhet të ketë kontrolle të shtuara për situatën me COVID

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për të gjithë jetët e humbura nga virusi COVID-19, duke theksuar se numri i rasteve të infektimit dhe të vdekjeve në Kosovë së fundi ka pasur rënie.

“Tashmë e gjithë bota po kalon një valë të re të COVID-19 me variantin Omicron, duhet të jemi vigjilent me masa dhe kujdes, por duke u vaksinuar edhe me të tri dozat për të dëshmuar se imunitetin e kemi të bollshëm për të parandaluar virusin.Mërgata jonë veçse është nisur dhe i urojmë mirëseardhje.Ata janë bekim për vendin dhe ringjallje për ekonominë, por pamë se gjatë verës se me qarkullim masiv rritet probabiliteti që situata të dalë nga kontrolli”, tha Kurti.

“Organizimet familjare dhe tubimet shumëfishohen dhe kësaj radhe do të kemi kontrolle të shtuara, sepse na duhet kujdes i shtuar.Këto kontrolle dhe masa do të jenë në shërbim të ruajtjes së shëndetit publik. Përkundër pandemisë ky vit ka qenë i suksesshëm për qytetarët.”, shtoi ai