Indeksonline pak më parë raportoi se në stacionin e autobusëvr më Prishtinë po dyshohet për një mjet shpërthyes.
Lidhur me rastin është deklaruar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, u shpreh Ahmeti .