Coldplay” planifikon të mos bëjë muzikë të re pas vitit 2025.
Chris Martin ka njoftuar se grupi do të publikojë një album të ri në studio, por kjo do të jetë edhe hera e fundit që ata regjistrojnë së bashku si grup.
Ky lajm vjen rreth dy muaj pasi “Coldplay” publikoi albumin e nëntë “Music Of The Spheres”, i cili u prodhua nga Max Martin. Ndërsa albumi i dhjetë do të shënojë fundin e karrierës së regjistrimit të Coldplay si grup, kjo nuk do të thotë se ata do të ndahen fare.
“Ndoshta do të bëjmë disa gjëra bashkëpunuese, por katalogu i Coldplay, si të thuash, përfundon atëherë”, u shpreh Martin.