Një debat me tone të larta ka ndodhur në “Big Brother VIP” mes Antonelës dhe Big Mamës. Kjo pasi Antonela është ankuar se nuk mund të hajë asgjë në shtëpi, pasi është intolerante ndaj laktozës e nuk mund të konsumojë produkte qumështi.
Big Mama ka ndërhyrë duke i thënë se çfarë të hanë të gjithë, duhet të hajë dhe ajo. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak konkurrentes, e cila i ka kërkuar llogari. Vajzat janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën.
Pjesë nga debati:
Antonela: Big Mama pse ndërhyn gjithmonë në fjalët e mia, a mund ta di?
Big Mama: E ke gabim
Antonela: Pse e kam gabim?
Big Mama: E ke gabim. Mendimi jot.
Antonela: Kush je ti që më thua mua e ke gabim?
Big Mama: Unë jam Big Mama edhe ta them.
Antonela: Edhe unë jam Antonela kam të drejtë atëherë
Big Mama: Ty nuk të pyt askush
Antonela: Kaq po të them, është hera e fundit që ndërhyn në
fjalët e mia
Big Mama: E ti që ndërhyn kudo
Antonela: Unë përzihem ku të dua unë e ti s’je askushi të më thuash
Big Mama: Ti mundesh, unë nuk mundem ë?
Anonela: Ore ti po më përzihesh mua, jo unë ty. A kupton?
Big Mama: Ti përzihesh në muhabetet e të gjithëve
Antonela: Mos ndërhy më, kaq po të them
Big Mama: Po ndërhyj, hajt ndalëm
Antonela: Në punët tua nuk kam ndërhyrë kurrë
Big Mama: Po nuk mundesh se nuk ta mban b*tha
Antonela: Nuk më interesojnë, nuk jam e interesuar fare për ty. Ti që je e interesuar ndërhyn
Big Mama: U kalla pas teje. Ec bre!
Antonela: U kalle, prandaj nuk të pushon goja një minutë
Antonela, Antonela. Mua më jep bezdi kjo që bën ti ndaj meje, nëse ty të jep bezdi kur e bëj unë, më thuaj
Big Mama: Ti e tregon veten sa e ulët je
Antonela: Ma tregon ti ultësinë
Big Mama: “Unë s’mund të ha, laktoza, maktoza”
Antonela: Po, sepse jam e sëmurë për një gjë
Big Mama: Kur je e sëmurë pse ke hyrë këtu? Këtu mundesh të jesh edhe pa buxhet edhe pa bukë
Antonela: Pse ke hyrë ti këtu pra kur unë jam këtu e të jap bezdi?
Big Mama: Kam hyrë për qejf timin, jo për ty
Antonela: Edhe unë për kokrrën e qejfit tim kam hyrë edhe po knaqem
Big Mama: Nuk ka lidhje unë dhe ti, çfarë të hamë të gjithë do hash dhe ti