Katrahura e Prishtinës, shikoni gjendjen e një prej rrugëve lidhëse tek “Muharrem Fejza”

Nga problemet e shumta me të cilat përballen qytetarët e Prishtinës, padyshim se ato infrastrukturore janë nga më të shpeshta.

E banorët e “Mati 1”, saktësisht rrugëve të cilat lidhen me atë të “Muharrem Fejzës” kanë probleme të shumta ndër vite.

Situata mjaftë e rëndë është në rrugën “Muhamet Qami”, sidomos pas punimeve të cilat janë kryer së fundi nga kompanitë e termokosit të cilët kanë bërë gërmimet për gypet e nevojshme.

Pas këtyre punimeve janë bërë disa dëmtimeve që si pasojë ka rrjedhje të ujit.

Duhet përkujtuar që pavarësisht ankesave të shumta, qytetarët të cilëve iu duhet të kalojnë çdo ditë në këto rrugë askush nuk ia ka bërë zgjidhjen adekuate.