Dortmund i ofron Haaland dyfishin e pagës për qëndrimin edhe për një vit

Borussia Dortmund është gati që t’ia dyfishojë pagën sulmuesit Erling Braut Haaland.

21-vjeçari kërkohet nga top gjigantët evropianë, derisa në vlerë i aktivizohet klauzola e lirimit me vlerë 2022.

Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich dhe Man City janë ndër klubet që do provojnë të negociojnë me norvegjezin në verë.

Sidoqoftë, sipas Marca, Dortmund nuk do heq dorë nga shërbimet e lojtarit dhe është gati të bëjë një super ofertë.

Skuadra gjermane është e përgatitur t’i ofrojë lojtarit pagë të dyfishuar, pra 16 milionë euro për vit që të vazhdojë qëndrimin edhe për 12 muaj.

Me këtë kontratë të re, Haalandit do t’i largohej klauzola e lirimit dhe pastaj Dortmund do vendos ndonjë çmim të lartë që ta shesë në verën e vitit 2023.