Presidenca reagon pasi BIA serbe e morri në pyetje Adriatik Kelmendin

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar në Twitter pasi Shërbimi Sekret i Serbisë ka marrë në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi.

Në këtë reagim thuhet se pushteti i Vuçiqit po e cënon lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

“Qartësisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e fasadës së quajtur “Open Balkan”,”, thuhet në reagim.

“Ngacmimi i gazetarit Adriatik Kelmendi nga Agjencisë e Sigurisë së Inteligjencës së Serbisë është shembull se si regjimi i Vuçiqit cenon lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Qartësisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e fasadës së quajtur “Open Balkan”, ka shkruar Vela.

 

Lidhur me këtë ka reaguar edhe KOMRA të cilët i kanë dënuar sjelljet e shërbimit sekret serb.