“Treshi Përsheshi Junior” kryejn xhirimet, gati për rikthimin në profesionin e baballarëve

Adhuruesit e humorit po e mirëpresin rikthimin e “Treshi Përsheshit” në një format tjetër.

Djemtë e Cimës, Lecit e Qumilit janë bërë bashkë për të trashëguar serinë e njohur humoristike me të cilën ishin bërë shumë të njohur baballarët e tyre.

Bashkë me ta po qëndron edhe i gjalli i vetëm nga kjo treshe e famshme, Sevdai Radogoshi i njohur si Qumili.

Xhirimet po bëhen tek Panorama në Shtupeq të Rugovës.

 

Siç mund të shihni, që të tre djemt e legjendave të humorit ngjasojnë shumë me baballarët e tyre dhe kanë përafruar dukjen edhe me veshjen që mbanin prindërit e tyre.