Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kërkuar miratimin e Komisionit për këtë projekt, që kap blerën e 47 milionë euro.
“Me qëllim të projektimit të targetimot të asistencës sociale të familjeve në nevoje, ne si Ministri kemi nënshkruar marrëveshjen për financimin e projektit “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.
“Vlera totale e projektit pritet te kap blerën e 47 milionë euro dhe i mundëson Qeverisë së Kosovës të përmirësojë efikasitetin e sistemit të asistencës sociale, ku përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë mjetet që shkojnë për asistencë sociale nga Qeveria”.
Avdullah Hoti nga LDK-ja, ka kritikuar ministrin Murati, me ç’rast ka thëne se në të kaluarën qeveritë kanë marrë kredi për investime kapitale, ndërkaq tani për skema sociale.
“E pash raportin dhe këto mjete do te shkojnë për skema sociale. Nëse është kështu se po i marrim këto mjete skema sociale”.
“Në të kaluarën ne kemi marrë kredi për investime kapitale, ndërsa tani po marrim per skrma sociale. Madje ju vet keni qenë më i zëshëm në këtë drejtim”, ka thënë Hoti.
Ndërsa ministri Murati, tha se projekti parasheh ngritje të kapaciteteve, reformim të skemës sociale, e cila është shumë diskriminuese.
“Çështje e ngritur me vend. Projekti parasheh ngritje të kapaciteteve, reformim të skemës sociale, e cila është shumë diskriminuese. Aktualisht për skemat sociale buxheti është 30 milionë euro dhe është larg nevoja, pra 1 për qind e buxhetit”.
“Këtë vit ka pasur një rritje të theksuar, dhe besoj se kalon mbi 50 milionë euro. Në të ardhmen mendohet të zgjerohet baza e familjeve në nevojë. Pra ka raste që ata që e meritojnë nuk marrin ndihmë sociale, por ka edhe të atillë që marrin ndihmë sociale që nuk e meritojnë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Ndërkaq Mërgim Lushtaku nga PDK-ja, tha se mjetet e kërkuar për këtë projekt janë shumë të mëdha.
“Unë ju kuptoj se jeni parti e majtë dhe në thelb e keni skemën social. Këtë marrëveshje është pse ky buxhet me qenë kaq i madh për një pështyje kaq të vogël”.
“Shuma 47 milionë euro po më duket shumë, sepse po flasim për një kredi e jo për një donacion, pra qëllimin e kuptoj dhe është shumë fisnik, por në pjesën e mjeteve të përdorura në këtë drejtim është shumë”, tha Lushtaku.