Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar një dokument në të cilin thuhet se Gjykata e Apelit në Beograd të Serbisë e ka aprovuar termin ofendues “Šiptari”.
Çitaku e ka publikuar një dokument të këtillë në llogarinë zyrtare të saj në ‘Twitter’, duke thënë se një vendim i këtillë është i kundërligjshëm.
“Gjykata e Apelit në Beograd legalizon termin fyes “Siptari” duke refuzuar ankesën e ANMC-së në padinë kundër Ministrit të Brendshëm të Serbisë”, deklarohet Çitaku.
“Ky vendim është i gabueshëm në rrafshe të shumta”, deklaroi ajo.