Elezaj e emëron në Klinë drejtor të arsimit një doktor shkence, thotë se është apolitik

Kryetari i Klinës e ka emëruar drejtor të Arsimit, Dr.Sc. Qemajl Sejdiun. Elezaj ka thënë se Sejdiu është apolitik dhe se është emëruar në këtë detyrë si profesionist i fushës.

“Sot kam emëruar drejtor të Drejtorisë së Arsimit Dr. Sc. Qemajl Sejdiun, i cili vjen nga fshati Grabanicë.
Qemajli ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin Evropian të Tiranës, në drejtimin Menaxhment. Ai ka botuar një numër të madh të punimeve shkencore në revista të ndryshme vendore e ndërkombëtare si dhe është ligjërues në Kolegjin Fama në Prishtinë.
Gjatë fushatës zgjedhore kam premtuar emërime të drejtorëve apolitik e profesionistë.
Qemajli nuk vjen nga fusha e politikes, por emërimi i tij si drejtor i Arsimit vjen me qëllim që përgatitja e tij profesionale dhe përvoja e tij në institucione arsimore të sjellë ide të reja në një fushë jetike si arsimi” shkruan Elezaj në njoftim.