Për dallim nga orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, pritjet dhe kolonat janë shkaktuar në pikën kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 10:30), në pikëkalimin kufitar në Merdarë, është krijuar kolonë në hyrje të Kosovës, me pritje prej gati 2 orë.
Kolona janë shkaktuar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku hyrja në Kosovë po zgjat 40 minuta, sipas raportit.
Ndërsa në vendkalimet e tjera të Kosovës me shtetet fqinje, sipas raportit të fundit, nuk ka pritje dhe kufiri mund të kalohet për 3-5 minuta.