Rita Ora po vazhdon të qëndrojë në Australi bashkë me të dashurin Taika ëaititi. Këngëtarja me prejardhje kosovare vizitoi së fundi një sallon thonjsh për një pedikyr në periferi të Sidnejit.
E veshur në të bardha, Rita u zu nga paparacit dhe zëri vend në kronikën rozë të mediave australiane.
Me veshje sportive dhe trup në top formë, Rita u përpoq të dukej enigmatike por që paparacit e vërejtën se bëhet fjalë për pop yllin botëror.
Pasi hyri në sallon, Rita vendosi një maskë për fytyrën dhe u ul në sallonin e pedikyrëve duke pritur në radhë sikur gjithë të tjerët.