Ish-konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, tash e disa ditë është në krye të mediave rozë për arsyeje të disa fotografive që u bënë virale nëpër rrjete sociale, ku u pa nën shoqërinë e Efit.
Ditën e djeshme, opinionisti Arjan Konomi përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, falënderoi ish-konkurrentin nga Gjakova për dhuratën e bërë gjatë kohës sa ishte ky i fundit pjesë e këtij programi të dashurisë.
Por, vëmendjen e mori pjesa ku thuhej: “Pres dasmën tënde për të ta kthyer”.
Ndërsa, nuk mungoi edhe reagimi i Atdheut, i cili tha: “Sa për dasmën duro edhe 3-4 muaj”.
Së fundmi, përmes një postimi në “InstaStory”, Atdheu ka publikuar një fotografi të duarve të tij dhe të një vajze, teksa shihet me unazë në gishtin (ku zakonisht vendoset unaza e fejesës).
Kujtojmë se Atdheu gjatë këtyre javëve ka qenë i përmendur në debatin mes aktores tropojane, Arjola Demiri dhe ish-konkurrentes, Antonela Berisha, ku kjo e fundit tha se Atdheu ka qenë i lidhur me aktoren, gjë të cilën e mohuan të dy. Teksa, Atdheu ishte i ftuar ditën e djeshme edhe në “ABC-ja e pasditës”, ku rrëfeu shumë gjëra, marrëdhënien me moderatoren Bora Zemani, raportet me Arjolën dhe për trekëndëshin e krijuar, Donald-Beatrix-Bora.