Gjakovë: Hajnat i dëmtojnë KEDS-it 24 klima – ua vjedhin kabllot

Dje në një objekt të KEDS-it në Gjakovë disa persona kanë dëmtuar 24 klima dhe ua kanë vjedhur kabllot.

Përveç kësaj, raportohet se ata kanë vjedhur edhe kabllo tjera në vlerë më të madhe monetare.

“Gjakovë 21.12.2021 – 07:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një objekt të KEDS-it persona të panjohur kanë dëmtuar 24 klima duke ja u vjedhur kabllot, po ashtu kanë vjedhur edhe kabllo të tjera me vlerë të madhe. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.