Përparim Rama merr masat e para për rrugën “Muharrem Fejza”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dalur sot në terren për të parë nga afër punimet në rrugën e shumëpërfolur “Muharrem Fejza”.

Nënkryetari i komunës, Alban Zogaj ka njoftuar se rruga do të shtrohet fillimisht në zhavor pasi që punimet gjatë stinës së dimrit janë të pamundshme.

“Jemi duke u marrë seriozisht me çështjen e rrugës “Muharrem Fejza”! Meqenëse punimet nuk mund të vazhdojnë gjatë muajve të dimrit, kemi vendosur të marrim masa të përkohshme për t’ua lehtësuar banorëve qarkullimin.
Kemi filluar shtrimin me zhavorr të rrugës, në mënyrë që kalimi i këmbësorëve dhe lëvizja e veturave të jetë më e lehtë” thuhet në njoftimin e Zogajt.