Kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”?

Këtë fundvit mbahet edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSH.

Tashmë veç janë bërë publik emrat konkurentë të këtij edicioni, të cilët do të garojnë për vendin e parë, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”, shkruan lajmi.net.

Si çdo vit tjetër, para se të mbahen netët live, gjatë periudhës së promovimit të këngëve nga artistët, aludohet e komentohet mbi fituesin, e këtë vit janë dy emra më të diskutuar.

Fjala është për Ronela Hajatin dhe Alban Ramosajn, këngët e të cilëve tashmë veq kanë kaluar shifrën e 1 milion klikimeve në Youtube, e po pëlqehen e dëgjohen nga publiku.

Të dy artistët kanë kompozitorin e njejtë, Marko Polon, ndërsa si dy kantautorë që janë, tekstet i kanë shkruar vet.

“Sekret” titullohet kënga e Ronelës, e cila vjen me shumë ritëm, dhe “Theje” e Alban Ramosajt, e cila është një baladë shumë e ndjerë.

Të dy projektet janë pëlqyer shumë edhe nga fansat e Eurovizionit, të cilët kanë lakuar Ronelën dhe Albanin si fitues të mundshëm të këtij viti në “FIK”.

Prezantimi i këngëve para publikut, live me orkestër do të bëhet me datë 27 dhjetor, me 28 do të ketë rikthime në festival ndër vite, për arsyje të 60 vjetorit të tij, ndërsa me 29 dhjetor do të mbahet finalja e madhe ku do të bëhet edhe përzgjedhja e fituesit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2022, në Itali.

Vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” e cila pati një paraqitje fantastike ku edhe arriti deri në finalen e festivalit evropian.

Këngëtarët që konkurojnë këtë vit janë:

Alban Ramosaj – Theje

Denis Skura – Pse Nuk Flet Mama?

Eldis Arrnjeti – Refuzoj

Endri & Stefi – Triumfi I Jetes

Ester Zahiri – Hijena

Evi Reci – Me Duaj

Gjergj Kacinari – Ne Enderr Mbete Ti

Janex – Deluzional

Kastro Zizo – Kuje

Kejsi Rustja – Vallezoj Me Ty

Kelly – Meteor

Mirud – Per Dreq

Olimpia Smajlaj – Dua

Rezarta Smaja – E Jemja Nuse

Ronela Hajati – Sekret

Sajmir Çili – Nen Maske

Shega – Nje

Urban Band – Padrejtesti

Viola Xhemali – “Eja Si Ere

Xhuliana Pjetra – “Balade.