Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon pagën e 13-të për zyrtarët policorë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë një kërkesë në drejtim të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla si dhe Qeveria e Kosovës që zyrtarët policorë të shpërblehen këtë fundvit me një pagë mujore të 13-të.

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës është thënë se zyrtarët policorë duhet shpërblyer në mënyrë që sado pak të ndihmohen , e që do të ishte një shpërblim për punën e tyre të jashtëzakonshme.

Tutje u tha se këtë kërkesë e arsyetojnë vetë punonjësit policore, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Kosovës.

Duke pas parasysh përkushtimin e Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2021, në angazhimet e tyre në
punët e përditshme si dhe në angazhimet shtesë të planeve të ndryshme operative, si COVID 19 dhe
operacioneve tjera, ku janë duke e dëshmuar punën e tyre profesionale dhe përkushtimin
pavarësisht sfidave me të cilat përballen duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Andaj kërkojmë nga Ju i nderuar z. Xhelal Sveçla-Ministër I MPB-së dhe nga Qeveria e Juaj, që për
këtë fund vit të shpërblehen punonjësit e Poicisë së Koosvës me një shumë ekuivalente të një page
mujore, e cila sado pak do t’ju ndihmonte dhe do të ishte një shpërblim për punën e tyre të
jashtezakonshme.

Këtë kërkesë e arsyetojnë punonjësit e Policisë së Kosovës, pasi që janë bartësit kryesor për
sigurinë e Repubikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e
pandemisë COVD 19 e që për vitin 2021 nuk kanë marr asnjë shtesë edhe pse me Ligj ka qenë e
paraparë.

Andaj, i nderuar Ministër i MPB-së mbesim më shpresë se do t’a realizoni kërkesën tonë pa dallim
për të gjithë Zyrtarët Policor dhe Stafin civil në Policinë e Kosvës.