Policia me doracak për rastet e dhunës ndaj grave, Mehmeti garanton siguri e mbrojtje për viktimat

Policia e Kosovës ka lansuar “Doracakut mbi shërbimet policore me ndjeshmëri gjinore për rastet kur vajzat dhe gratë i nënshtrohen dhunës”.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehemti, tha se duke parë rendësin e trajtimit të dhunës në kuadër të Policisë funksionojnë tri nivele të organizimit për tu ofruar viktimave siguri dhe mbrojtje të nevojshme.

Ai më tej ka shtuar se Policia është e përkushtuar që t’i përmbush synimet në kuadër të agjendës për dhunës në familje, edhe përkundër pengesave.

“Policia ka ndërmarrë edhe disa veprime që lidhen me përmirësimin e kushteve të punës gjatë trajtimit të dhunës në familje duke përfshirë sigurimin e kushteve të punës dhe kemi arritur të krijojmë zyrë për trajtimin e dhunës në familje. Kemi dhoma mikse, edhe pse kemi pasur disa probleme ngase në disa stacione nuk ka pasur lokacione. Sa i përket shtimit të stafit janë realizuar edhe një varg trajnimesh për zyrtarët policor”.

“Policia është e përkushtuar që t’i përmbush synimet në kuadër të agjendës për dhunës në familje, edhe përkundër pengesave. Janë zhvilluar takime edhe me ekspertë ndërkombëtarë. Policia mbetet e përkushtuar dhe e ka prioritet luftimin e dhunës sidomos dhunës në familje”.

Vlora Tuzi Nushi, shefe e UN Women në Kosovë, ka falënderuar Policinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm sidomos në parandalimin e dhunës në familje, për të marrë përvojë nga institucionet ndërkombëtare.

Ajo ka thënë gjithashtu se duhet patjetër të raportohet dhuna e cila ushtrohet veçanërisht ndaj grave.

“Ne e kemi shumë më të lehtë zbatimin gjitha projekteve kjo për shkak se Policia është shumë bashkëpunuese në çdo drejtim. Do të kenë të gjithë zyrtarët policorë që të trajnohen me këtë rast”.

“Ka ende raste të pa raportuar dhe bëjë thirrje që të gjithë të raportojnë dhunën në familje dhe të mos e durojnë dhunën”.