Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Los Angelos.
Departamenti i Policisë në Los Angelos kanë shtënë në drejtim të një personi i cili po kërcënonte me thikë.
Ata për disa minuta e lusin viktimën që të lëshojë thikën dhe të bashkëpunojë me policinë.
“Ne jemi këtu për të ndihmuar”, dëgjohet teksa thotë një zyrtare e policisë, duke e lutur personin që ta lëshojë armën nga dora.
“Hudhe thikën, je mirë. Më dëgjo mua, je mirë, hudhe thikën”, dëgjohet duke thënë ajo.
“Familja jote po të shikon, ne jemi këtu për të ndihmuar”, tha.
Por më tutje, personi nuk e lëshoi thikën dhe vazhdoi të ecte në drejtim të policisë kur ata edhe shtinë në drejtim të tij.
“Oh, JO”, dëgjohet duke thënë njëri nga zyrtarët e policisë i cili po tentonte ta mbante situatën nën kontrollë.