Nis riparimi i fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ngarkesa e madhe në fushën e stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet bëri që tapeti i barit të dëmtohet bukur shumë, madje edhe të rrezikohet që ndeshjet ndërkombëtare të mos mund të zhvillohen.

Kjo bëri që Federata e Futbollit të Kosovës të angazhojë ekspertë të huaj të cilët vizituan stadiumin dhe sollën vendime që duhet të ndërhyhet aty.

Tashmë Demokracia.com mëson se punët kanë nisur dhe fushë po riparohet derisa lajmin e ka konfirmuar edhe vet presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

“Po aty ka nisur të punohet në riparimin dhe rregullimin e barit .Pra fusha do të përmirësohet dukshëm dhe ndeshjet e Kombëtares së Kosovës por edhe takimet tjera do të luhen  në kushte shumë të mirë”, ka thënë , Agim Ademi.

Të kujtojmë se Kombëtarja A e Kosovës në mars do t’i nis aty kualifikimet për Evropian, derisa në këtë fushë përveç ndeshjeve kampionate të Prishtinës, luajnë edhe ekipet tjera zingjirë të Kosovës dhe kjo e ka ngarkuar shumë fushë dhe po e bën pothuaj të papërballueshme.